E FUNDIT/ Bie nga 20 metra lartësi, humb jetën nëna e dy fëmijëve
Ivanov: Vendet e rajonit ta thellojnë bashkëpunimin në të gjitha sferat
Në nismën rajonale afariste ”Summit 100” që mbahet në Sarajevë, presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov ka deklaruar se duhet t’i kthehemi rajonit, të komunikojmë mes njëri-tjetrit dhe ta ndihmojmë.

Ai thekson se kriza e migrantëve ishte një mundësi për bashkëpunim me të gjitha vendet e Koridorit dhe se sfidat nuk zgjidhen me burokraci dhe diplomaci, por me menaxhim.

Në panelin diskutues “Marrëveshje e re për kohë të re“, Ivanov u shpreh se bashkëpunimi rajonal në të gjitha sferat është i patjetërsueshëm dhe është në interes të përbashkët, si një parakusht për një rajon më përparimtar, më të sigurt dhe më të suksesshëm që patjetër të integrohet në strukturat euro-atlantike.

Më tej, Ivanov theksoi se të gjitha vendet në rajon, para se gjithash duhet të kthehen kah përmirësimi i infrastrukturës, ekonomisë, projekteve energjetike dhe shkurtimit të proceseve burokratike./Albeu.com/
Shtuar më 29/05/2016, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori