Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Ivanov vazhdon ta bllokojë të ardhmen e Maqedonisë
Presidenti Gjorge Ivanov akoma nuk e ka firmosur Ligjin për ratifikim të Marrëveshjes për emrin, e cila ditë më parë u miratua në Kuvend.

Nëse Ivanov deri nga mesi i javës së ardhshme kur dhe pritet të skadojë afati mbetet në qëndrimin fillestar se nuk do ta firmosë, Ligji do të kthehet për rivotim në Kuvend.

Në bazë të kushtetutës Presidenti është i obliguar ta hedh firmën, megjithatë Kushtetuta nuk parashikon asnjë alternativë për dalje nga situata nëse edhe pas rivotimit të Ligjit në Kuvend, Ivanov vendos ta mbajë Ligjin në arkivë. Gjithsesi kryeministri, Zoran Zaev tha se asgjë nuk varet as nga Ivanovi e as nga politikanët tjerë, por se për Marrëveshjen fjalën e fundit e kanë qytetarët.

Në një intervistë për të përditshmen serbe “Politika”, Zaev shprehu optimizëm se referendumi do të jetë i susksesshëm.

Qytetarët do të shprehen në referendum për marrëveshjen historike me të cilën shteti ecë përpara. Jam optimist dhe besoj se referendumi do të ketë sukses, ndërsa kjo do të thotë sukses për secilin qytetar të Maqedonisë.

Fjalën e qytetarëve do të duhet ta respektojnë të gjithë, edhe Presidenti Ivanov edhe opozita, edhe ne si Qeveri – deklaroi Zoran Zaev.


Shtuar më 24/06/2018, ora 15:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori