Ivanov uron Presidentin Nishani
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka uruar presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Kreu i Maqedonisë shpreh kënaqësi nga shkalla e lartë e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe bindje se me angazhim të përbashkët do të kontribuohet për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në të gjitha sferat e interesit të përbashkët.


"Sinqerisht shpresoj se do ta vazhdojmë bashkëpunimin e suksesshëm dhe të frytshëm, që e realizojmë me paraardhësin Tuaj. Më lejoni që me këtë rast ta theksoj përcaktimin tim, dhe të Republikës së Maqedonisë, të fuqishëm për përforcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe për thellimin e dialogut politik me Republikën e Shqipërisë. Jam i sigurt, se angazhimet tona të përbashkëta në afirmimin e paqes dhe stabilitetit në rajon do të kontribuojnë për integrimin e tij të përshpejtuar në strukturat euroatlantike. jemi tërësisht të përgatitur për bashkëpunim të ngushtë në atë plan", thekson Ivanov në telegram-urimin e Gjorge Ivanov. /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2012, ora 14:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori