Ivanov uron myslimanët për muajin e Ramazanit
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka uruar besimtarët mysliman të Maqedonisë, me rastin e fillimit të muajit të agjërimit, Ramazanit.

Në urimin e tij thuhet:

"Muaji i Ramazanit është më i shndërituri në Islam, muaji i agjërimit, lutjeve, solidaritetit dhe mëshirës. Ditët e agjërimit janë mundësi për ta treguar shpirtmadhësinë dhe t’u ndihmohet të varfërve, me shpresë për mëshirë, kamje dhe faljes së mëkateve para dyerve të parajsës.

Në shpirtin festës, u dëshiroj agjërim të lehtë. Të gjithë muslimanve në vend u dëshiroj paqe, mirëqenie, dashuri dhe falje“, tha Ivanov.
Shtuar më 06/06/2016, ora 10:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori