Ivanov uron besimtarët myslimanë
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov të gjithë besimtarëve myslimanë në vend ua uron festën e madhe myslimane Kurban Bajramin. Me rastin e festës, Ivanov dërgoi urim deri te kryetari i Bashkësisë fetare islame Reis Ul Ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi.

"Kurban Bajrami është festë e solidaritetit, afrimit, ditë kur mirëqenia ia ofron dorën varfërisë, ditë e cila i thekson të gjitha virtytet njerëzore. Sinqerisht dëshiroj që festën ta kaloni në shëndet të mirë, gëzim, fat dhe harmoni, duke e ndarë dashurinë me të afërmit. Pikërisht në këtë frymë le të kalojë edhe festimi i sivjemë, ku të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, me respekt dhe mirëkuptim do t'i ndajnë vlerat e përbashkta të humanizimit, ndihmës dhe solidaritetit", thotë Ivanov në mesazhin.

Sfidave, me të cilat shoqëria e jonë ballafaqohet, mund t'u përgjigjemi, thotë Ivanov, vetëm përmes gjuhës së përbashkët të unitetit.

"Vetëm të bashkuar mund të hapërojmë në rrugën e suksesit dhe përparimit. Kjo festë le të na bashkojë në angazhimet e tona për ndërtimin e Republikës së Maqedonisë me prosperitet. jam i bindur se Bashkësia Fetare Islame dhe të gjithë besimtarët e saj, si pjesë e pashkëputur e shoqërisë së Maqedonisë, edhe më tej do të jenë veprues aktivë në ndërtimin e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit mes religjioneve dhe etnikumeve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë", qëndron në urimin e presidentit Gjorge Ivanov me rastin e Kurban Bajramit. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2011, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori