Ivanov udhëton drejt Australisë që të mos ia japë mandatin Zaevit?
Presidenti i Maqedonisë do të zhvillojë një vizitë në Australi, ku pritet të qëndrojë që nga 24 marsi deri më 4 prill.

Sipas medieve, presidenti Ivanov është i ftuar atje nga diaspora maqedonase.

Ndërkohë, në mediet maqedonase thuhet se kjo vizitë e presidentit në Australi, po bëhet me qëllim që kreu i vendit të mos ia japë mandatin për formimin e qeverisë kreut të LSDM-së, Zoran Zaevit, si dhe t'i shmanget presioneve të ndërkombëtarëve për qeverinë e re. /albeu.com/
Shtuar më 11/03/2017, ora 12:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori