Deputeti i PD-së: Kulla dhe vafëri, familjet po vuajnë, jemi në zemrën e një krize të thellë ekonomike

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka vënë theksin kontrasti i madh ekonomik i vendit, ku sipas tij, nga njëra anë ndërtohen kulla me shumicë dhe nga ana tjetër, shumica e familjeve me zor mbyllin muajin për të ngrënë.

Sipas tij, mbi 70% e familjeve shqiptare harxhojnë pjesën dërrmuese të të ardhurave mujore vetëm për ushqim duke lënë pas dore gjërat e tjera, si veshja, shkollimi, shërbimet shëndetësore, etj.

“Shqipëria ndodhet në mes të një krize të thellë ekonomike. Mbi 70% e familjeve shpenzojnë më shumë se gjysmën të ardhurave të tyre për ushqimet bazë. Por teksa shqiptarët po e kanë çdo ditë e më të vështirë për të blerë ushqimet bazë ndërtimet, kullat ngrihen çdo ditë. Rritja e çmimeve nuk ka frenuar bumin e ndërtimeve.

Sipas INSTAT në tremujorin e parë 2022 janë miratuar gjithsej 397 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 251 leje të miratuara në tremujorin e parë 2021, duke shënuar një rritje prej 58,2 %.
Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e parë 2022, është 1.031.088 m2, nga 599.446 m2 miratuar në tremujorin e parë 2021, duke shënuar një rritje prej 72,0 %”, shkruan Sula.

Statusi i plotë

Shqipëria ndodhet në mes të një krize të thellë ekonomike. Mbi 70% e familjeve shpenzojnë më shumë se gjysmën të ardhurave të tyre për ushqimet bazë. Por teksa shqiptarët po e kanë çdo ditë e më të vështirë për të blerë ushqimet bazë ndërtimet, kullat ngrihen çdo ditë. Rritja e çmimeve nuk ka frenuar bumin e ndërtimeve.

Sipas INSTAT në tremujorin e parë 2022 janë miratuar gjithsej 397 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 251 leje të miratuara në tremujorin e parë 2021, duke shënuar një rritje prej 58,2 %.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e parë 2022, është 1.031.088 m2, nga 599.446 m2 miratuar në tremujorin e parë 2021, duke shënuar një rritje prej 72,0 %.

Në tremujorin e parë 2022, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 39,0 miliardë lekë, nga 26,6 miliardë lekë miratuar në tremujorin e parë 2021, duke shënuar një rritje

prej 46,7 %.

Shumica e lejeve janë dhënë për ndërtime për banim. Shqipëria është kthyer në vendin më të çuditshëm, pa logjikë ekonomike. Raporti i DASH e klasifikon Shqipërinë në listën gri të pastrimit të parave. Ndërkohë kryeprokurori Çela në raportimin vjetor ngriti shqetësimin se sektori i ndërtimit është aktiviteti i preferuar i bandave për të pastruar paratë që vijnë nga droga.

Sot në Shqipëri pastrimi i parave është një kënetë shumë e madhe dhe e shtrirë në çdo kilometër katror të Shqipërisë, e pothuajse në çdo sektor të investimeve të subjekteve private. Paratë e drogës dhe korrupsionit po përvetsojnë pronat publike në bregdet.

Si shpjegohet shitja e këtyre banesave dyqaneve e zyrave me çmime kaq të larta, kush janë blerësit, a i justifikojnë paratë e tyre keto blerës?

Nga vijnë këto para, a kontrollohen nga institucionet shtetërore që kanë detyrë për të ndaluar paratë e pista? A po e bëjnë detyrën e tyre Noterët, Bankat, Tatimet, Agjensia e Pastrimit Parave, Krimi Ekonomik, prokuroret e shkallës së parë në rrethe dhe se fundi SPAK?!

Nëse nuk marrim masa urgjente, ekonomia shqiptare pas disa viteve do jete totalisht e varur nga paratë e pista dhe do sjellë pasoja të rënda për ekonominë dhe shoqerinë Shqiptare. Bizneset që financohen nga paratë e drogës dhe korrupsionit do të falimentojnë bizneset dhe kompanitë që operojnë në treg në mënyrë të ndershme.

DSepuPastrimit i parave ka marrë përmasa të stërmëdha ndaj duhet vullnet politik që të luftohet! Çdo parti politike, qoftë mazhoranca apo opozita duhet të mbajë duart largë nga drejtësia, të shmang presionet dhe të lejojë Prokuroritë dhe Gjykatat te kryejnë detyrën sipas ligjit pa qëne nën presion.


Shtuar 31.05.2022 13:42