Ivanov takon kongresmenët, lobim për Maqedoninë në NATO
Presidenti Gjorge Ivanov sot do të presë një delegacion të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë.
Në përbërje të delegacionit të Kongresit janë David Draer, David Price, Jim Mc Dermot, Eric Paulsen dhe Gery Konoli, raporton televizioni Alsat-M.

Një pjesë e tyre ishin në mesin e 54 kongresistëve nga radhët e demokratëve dhe të republikanëve, të cilët dërguan letër deri te presidenti Barak Obama në të cilën kërkuan nga administrata e tij të sigurojë se "NATO përfundimisht do t'ia ofrojë Republikës së Maqedonisë ftesën e merituar formale që t'i bashkëngjitet Aleancës në Samitin në Chicago", që do të mbahet më 20 dhe 21 maj të këtij.

Kongresmenët kërkojnë nga Obama të qëndrojë pas fjalëve të tij të dërguara nga Samiti i Lisbonës të Aleancës në vitin 2009 se "i gëzohet ditës kur SHBA-ja do t'i dëshirojë mirëseardhje Maqedonisë në Aleancë dhe se dyert e NATO-s do të mbeten të hapura për anëtare të reja të cilat do t'i arrijnë standardet dhe të cilat mund të japin kontribut të konsiderueshëm drejt sigurisë së aleatëve".
Shtuar më 05/04/2012, ora 14:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori