Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge
Ivanov sot do të takohet me kryetarin e Parlamentit të Hungarisë Laszlo
Kover, i cili po qëndron prej ditës së djeshme për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
Kover dje u takua me kolegun e tij të Maqedonisë Trajko Veljanoski, si dhe me kryetaren e Komitetit për marrëdhënie midis bashkësive, Ermira Mehmeti-Devaja dhe me koordinuesen e grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Silvna Boneve.
Kryeparlamentari
hungarez i premtoi homologut të tij Trajkovski mbështetjen e plotë të Hungarisë në proceset euro-integruese të Maqedonisë. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2012,
ora 09:51