Ivanov: Sot do t’ju tregojë se pse i fala kriminelët
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka lajmëruar se sot në orën 15:00 në kabinetin e tij do të jap një intervistë para nëntë kryeredaktorëve të televizioneve më të njohura në Maqedoni.

Televizionet që do të marrin pjesë në këtë prononcim të presidentit maqedonas do të jenë Alfa, Alsat-M, Kanal 5, Shenja, Nova, 24 Vesti, Telma, Sitel dhe Televizioni shtetëror i Maqedonisë. Kështu është bërë e ditur në njoftimin e kabinetit të Presidentit, shkruan Zhurnal.

Në këtë intervistë gazetarët e këtyre mediave do të kenë mundësinë që të parashtrojnë pyetje në lidhje me vendimin e fundit të Presidentit Ivanov. /Albeu.com/
Shtuar më 14/04/2016, ora 13:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori