Ivanov: Sllupçani dhe shkollat, politikë ditore
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov duke i komentuar marrëdhëniet mes partnerëve të koalicionit pas ngjarjes në Sllupçan dhe riemërtimin në shqip të katër shkollave në Çair, ka deklaruar se bëhet fjalë thejsht për politikë ditore.

"Kemi institucione dhe institucionet duhet të funksionojnë dhe të marrin vendime që janë në kompetencat e tyre. Kjo është politikë ditore, ti lëmë partnerët e koalicionit të gjejnë zgjidhje", tha presidenti Ivanov.

Raporti pozitiv nga Komisioni Europian për përparimin e Maqedonisë për vitin 2012 dhe data për fillim të bisedimeve nga Këshilli i BE në dhjetor të këtij viti, janë pritjet e presidentit Gjorgje Ivanov, para nisjes për në Bruksel ku do të ketë takime me përfaqësues të lartë të BE dhe NATO.

"Kjo është vizitë e zakonshme në Bruksel para ardhjes së raportit për të cilin të gjithë presim të jetë pozitiv. Reformat japin rezultate. Këtë e vlerëson Komisioni evropian. Sipas gjithë asaj që është bërë, mendoj se ky raport do të jetë pozitiv dhe përfundimisht në dhjetor do të marrim atë që e presim tash e sa kohë, fillimin e bisedimeve", ka deklaruar Ivanov. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2012, ora 15:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori