"Ivanov është nën presionin ndërkombëtar, të mos e bëjë të njejtin gabim"
Presidenti i Maqedonisë, Gjeorge Ivanov, pritet t'i japë mandatin për formimin e qeverisë së re kreut të LSDM-së Zoran Zaevit, për formimin e qeverisë së re, pasi ky i fundit i dorëzoi nënshkrimet e deputetëve për përbërjen e re parlamentare.

Por, nga ana tjetër, analisti Xhelal Neziri, gjatë emisionit "Zig Zag", ka thënë se presidenti ka lënë hapsira që edhe të mos japë mandatin, duke kërkuar garanci që nuk duhet të preket karakteri unitar i shtetit dhe se për këtë, Ivanov është në një presion të madh ndërkombëtar që të mos bëjë të njëjtin gabim si vitin e kaluar ku fali shumë ish funksionarë të VMRO-¬DPMNE¬-së që ishin nën hetim të PSP-¬së në mënyrë që të shpëtonte bashkëpartiakët e tij.

"Tani ka një fokus më të madh të faktorit ndërkombëtar dhe Ivanov është nën një presion të atillë që duhet patjetër t'i përmbahet asaj fjale të dhënë publike, pra të ia japë mandatin pa hezitim Zaevit dhe pres që kjo do të ndodhë këto dy ditë.

Kështu që Zaev do të merrë mandatin për formimin e qeverisë, ndërkohë pritet që të ejten ose të premten në Maqedoni të udhëtojë përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për politikë të jashtme znj. Federika Mogerini, një vizitë e nivelit më të lartë të BE¬së në Maqedoni pikërisht në kohën kur Zaev pritet të merrë mandatin dhe pritet që të tregoj madje edhe ditën se kur do të kemi edhe mbledhjen e Parlamentit ku do të votohet kabineti i ri qeveritarë dhe programi i saj", është shprehur Xhelal Neziri. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2017, ora 12:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori