Ivanov pritet të fillojë sot konsultimet me partitë politike
Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, pritet të zhvillojë sot takimet me partitë politike, ku do të bisedohet për gjendjen politike në vend.

"Konsultimet me partitë politike parlamentare pasojnë pas takimit me Ivanovin me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Nikolla Ivanovski dhe takimit me euroambasadorin Zhbogar", thonë nga kabineti i presidentit.

Gjatë takimit të djeshëm me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Ivanov ka theksuar se deri tani ka vepruar vetëm në suaza të të drejtave, detyrave dhe kompetencave të veta, duke e respektuar Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.

Ai ka theksuar se do të veprojë në pajtim me dispozitat kushtetuese dhe do të veprojë vetëm në interes të shtetit dhe të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017, ora 10:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori