Ivanov për incidentin në Beograd: Këto ngjarje rrisin tensionin në Ballkan
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov është shprehur se rajoni i Ballkanit është një rajon i trazuar dhe se ka nevojë të jetë bashkë kundër krimit e korrupsionit, e të mos shohë pas të shkuarën.

Ivanov tha se të gjithë ballkanasit i pret një e ardhme e sigurt e përbashkët drejt BE-së dhe se nuk duhen "ngacmime" për konflikte të reja në Ballkan.

Këto komente Ivanov i bëri nga Gjeneva, ku zhvilloi një takim me presidentin e Malit të Zi, Vujanoviç.

Të dy presidentët nënvizuan se duhet një bashkëpunim më i madh mes të dyja shteteve./albeu.com/
Shtuar më 17/10/2014, ora 14:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori