Ivanov: Për çdo propozim, duhet të marrim dokumente zyrtare
Presidenti Gjorge Ivanov pas takimit të liderëve, në të cilin është diskutuar për negociatat me Greqinë tha se ai për propozimin “Republika Ilindenska Makedonija” do të deklarohet pasi për të njëjtin të merr shkresë me letër.

Ai tha se në procesin e negociatave me Greqinë, patjetër të përfshihen edhe Kombet e Bashkuara dhe ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtar, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Siç u njoftua ishte takim me karakter informues, ku u njoftam për procesin e negociatave me Greqinë. Për disa punë për herë të parë ishim të njoftuar dhe presim që të marrim edhe dokumente dhe të krijojmë qëndrimin tonë. Presim që në të ardhme të njoftohemi në kohë. Deri tani kam qenë parimor dhe mendoj se procesi duhet të udhëhiqet nga OKB dhe çdo dokument të shikohet edhe nga ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare. Mbetet të marrim qëndrim me dokument dhe më pas do të deklarohemi”, tha mes tjerash Ivanov.

Shtuar më 19/05/2018, ora 18:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori