Ivanov nuk ndalet, refuzon takimin me Carl Bild
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, duket se e ka bërë rrugë refuzimin për t'u takuar me liderët që vijnë nga SHBA-të dhe Këshilli Europian.

Sipas medieve të Maqedonisë, mësohet se Ivanov ka refuzuar takimin me ish kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, Carl Bildt, i cili pritet që nesër të zhvillojë një vizitë në Maqedoni.

Gjithashtu, edhe nga kabineti i Ivanovit, kanë bërë me dije se në agjendën e presidentit nuk parashihet një takim me Bild.

Sipas mediave proqeveritare, Ivanov nuk do të takohet me Bild pasi "ai ka qasje jo-subjektive ndaj gjendjes së brendshme politike në Maqedoni, por edhe për shkak të përpjekjeve të tija direkte në punët e brendshme të Maqedonisë". /albeu.com/

Shtuar më 17/04/2017, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori