Ivanov: Nuk ka zgjidhje të afërt për çështjen e emrit
Çështja e emrit ende mbetet pa drejtim pasi edhe në raundin e ri të bisedimeve palët nuk i përqasen qëndrimet e tyre. Këtë e ka konfirmuar ditën e sotme presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, i cili gjithashtu ka theksuar se nuk kanë lëvizur aspak qëndrimet e hekurta të Maqedonisë dhe Greqisë për emrin.

Ivanov nuk ngurron të kritikoj fqinjin jugor që insiston të plotësoj vetëm kërkesat e tij, shkruan Alsat-M.

“Ka pajtueshmëri rreth fjalës Maqedoni të përfshihet tek zgjidhja, por nuk ka ende afrim të qëndrimeve. Atë që shprehu ndërmjetësi Nimic pasqyron realitetin, ndërkaq ne presim nga pala greke që t’i përmbahet kornizës së bisedimeve e cila është e definuar nga OKB-ja.

Pala tjetër gjithmonë vendos ultimatum dhe bën kujdes që t’i kënaq vetëm kërkesat e tij, dhe jo kërkesat dhe nevojat e palës tjetër”, tha Gjorge Ivanov, President i Maqedonisë. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2013, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori