I theu telefonin, pendohet CR7: I bën ofertën e jetës tifozit të Evertonit

Pas humbjes ndaj Evertonit lojtarët me trishtim u nisën drejt tunelit që të çon në dhomat e zhveshjes së Goodison Park.

Përtej pengesës janë tifozët e skuadrës së Lampard, sigurisht jo të dashur ndaj CR7, performanca e të cilit ishte edhe një herë zhgënjyese si në pjesën më të madhe të këtij sezoni.

Në një moment shohim Ronaldon që zgjat dorën dhe me një gjest anormal lëshon telefonin që është në dorën e një fansi.

Megjithatë portugezi e kuptoi gabimin dhe i kërkoi ndjesë publike tifozit, duke i ofruar atij të shikonte një ndeshje në Old Trafford.

Postimi i plotë i CR7:

“Nuk është kurrë e lehtë të përballesh me emocionet në momente të vështira siç është ai me të cilin po përballemi. Gjithsesi, duhet të jemi gjithmonë të respektueshëm, të durueshëm dhe të japim shembull për të gjithë të rinjtë që e duan lojën e bukur. Unë do të doja të kërkoja falje për shpërthimin tim dhe, nëse është e mundur, do të doja ta ftoja këtë tifoz që të shikojë një ndeshje në Old Trafford në shenjë të ndershmërisë dhe sjelljes sportive. /albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ESPN FC (@espnfc)


Shtuar 9.04.2022 23:26