Ivanov nuk e sheh të nevojshëm takimin e liderëve
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov ka deklaruar so se nuk e sheh të nevojshëm një takim të liderëve për tejkalimin e krizës në vend.

Sipas presidentit, kjo duhet të zgjidhet në institucionet e sistemit.

"Unë vazhdimisht jam në komunkim me të gjithë faktorët vendor dhe ndërkombëtar. Megjithatë, gjendja është e tillë që do të vlerësoj kur është momenti, për gjithë këtë e informoj opinionin. Nga takimet e fundit të liderëve që i patëm konkluduam se ndërkaq problemet duhet tlë zgjidhen atje ku ndodhin. Nuk guxojmë që t'i zbrasim institucionet dhe vendet e vendimeve t'i sjellim jashtë nga institucionet", deklaroi presidenti Ivanov pas vizitës së sotme në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, ai theksoi se Maqedonia është e gatshme për organizimin e zgjedhjet lokale korrekte dhe demokratike.

"Nëse shikoni si kaluan zgjedhjet e fundit pa vërejtje dhe me vlerësime të larta të OSBE/ODHR kjo garanton se këto zgjedhje do të jenë korrekte. Ashtu që nuk shoh se do të kemi diçka, që atë zhvillim që e vendosëm në zgjedhje korrekte dhe demokratike ta çrregullojmë. Megjithatë, çdohetë varet nga aktorët politik si do t'i zbatojnë", tha Ivanov.

Sipas tij, ende është herët të thuhet nëse opozita do t'i përmbushë paralajmërimet për bojkot të zgjedhjeve.

"Deri në mars kemi kohë në të cilën ndoshta mund të vijë deri në marrëveshje. Unë çdoherë jam optimist dhe besoj se mund të gjindet zgjidhje nëse bisedohet. Nëse ekziston dialog, komunikim, zgjidhje çdoherë janë të mundshme", tha presidenti Gjorgje Ivanov. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2013, ora 18:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori