Presidenti Gjorgje
Ivanov nuk do ta nënshkruajë
Ligjin për gjuhët, që rregullon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.
Një burim i afërt me kabinetin e presidentit
Ivanov tha për INA se është shumë e qartë se nuk do ta nënshkruajë dhe do të vendos veto për këtë ligj.
"Është mëse e qartë se
presidenti Ivanov nuk do ta nëshkruajë
ligjin për gjuhët. Ky vendim është i qartë dhe se të hënën
presidenti do ta jap arsyetimin e tij", theksuan burime të afërta me presidentin.
Kabineti i tij është mbyllur orëve të fundit dhe nuk ka dhënë asnjë qëndrim për mediat, gati disa ditë që kur ky ligj mori dritë jeshile nga 69 deputetë. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2018,
ora 12:14