Ivanov niset për vizitë në New-York
Pëlqej
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov nga sot do të qëndrojë për vizitë pune në Kombet e Bashkuara të Amerikës me rastin e pjesëmarrjes së tij në Sesionin e 73 të KuvenditPërgjithshëmKombeveBashkuara në Nju Jork.

Ivanov, siç njoftojnë nga kabineti i tij, me 27 shtator do të mbajë fjalim në debatin e përgjithshëm në Sesionin e 73 të KuvenditPërgjithshëmKombeveBashkuara me temë “T’i bëjmë kombet e bashkuara relevante për të gjithë njerëzit: Lider global dhe përgjegjësi e përbashkët për shoqëri të barabarta, qeta dhe përmbajtëse”.

Në kuadër të pjesëmarrjes në Kuvendin e PërgjithshëmKombeveBashkuara, parashikohet që presidenti Ivanov të takohet me sekretarin e përgjithshëmKombeveBashkuara, Antonio Guteresh, si dhe takime të tjera me shefat shtetëror dhe qeveritar, pjesëmarrës në Kuvendin e Përgjithshëm. Gjithashtu do të takohet edhe me përfaqësues të bashkësisë maqedonase.

Në kuadër të vizitës së tij në SHBA, presidentit Ivanov në Detroit do t’i ndahet çmimi Shtetar global, mirënjohje më e lartë që e ndan Diaspora e Bashkuar e Maqedonisë.

Ai gjatë vizitës së tij në SHBA do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Maja Ivanova. Ivanova do të merr pjesë në ngjarjet me zonjat e para pjesëmarrëse në sesionin e 73 të KuvenditPërgjithshëmKombeveBashkuara nën organizim të zonjës së parë të SHBA-ve, Melani Tramp.
Shtuar më 20/09/2018, ora 14:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori