Ivanov nis nesër vizitën dyditore në Shqipëri
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov i shoqëruar nga bashkëshortja, Maja Ivanov, nga nesër do të qëndrojë në një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri.

Në Tiranë, Ivanov do të takohet me homologun Bujar Nishanin me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta.

Në kuadër të vizitës në Shqipëri, Presidenti Ivanov do të takohet edhe me liderin e opozitës, kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Po gjatë kësaj vizite, Presidenti Ivanov do të vizitojë edhe Pustecin ku do të takohet me pjestarët e bashkësisë etnike maqedonase. Së bashku me presidentin Ivanov për vizitë në Shqipëri është edhe ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2015, ora 14:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori