Ivanov: Nëse s’do kishte amnisti, rrezikoheshin për likuidim të dy liderët
Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov mendon se po të mos kishte marrë vendimin e amnistisë, ka pasur rrezik që të ndodhin likuidime fizike të liderëve politikë.

“Kemi pasur paralajmërime edhe nga shërbimet e vendit edhe nga shërbimet e huaja se ka pasur rrezik për likuidim fizik të disa liderëve, konkretisht të dy liderëve politikë. Rreziku ka qenë konkret. Ata liderë janë njoftuar për këtë rrezik”, tha Ivanov, duke sqaruar shkakun se pse vendimin për amnistinë e ka arsyetuar mes tjerash edhe me rrezikun nga likuidime fizike”./Albeu.com/
Shtuar më 14/04/2016, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori