Ivanov në samitin e NATO-s në Lisbonë
Pëlqej
Presidenti Ivanov
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov së bashku me ministrat e Punëve të Jashtme dhe atë të Mbrojtjes Antonio Milloshoski dhe Zoran Konjanovski sot në mëngjes para takimit të shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve-kontribuuese në misionin ISAF në Afganistan, në kuadër të NATO-Samitit që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë, realizoi takime joformale me sekretaren shtetërore të SHBA-së Hilari Klinton, me sekretarin e përgjithshëm të KB-së Ban Ki-mun, kryetarin e BE-së Herman van Rompuje dhe të Komsionit Evropian Baroso, presidentin turk Abdula Gyl si dhe me presidentin afagan Hamid Karzai.

Sekretarja amerikane e shtetit Klinton në takimin me Ivanovin e konfirmoi gatishmërinë e plotë për bashkëpunimin e ngushtë me Maqedoninë, duke shprehur shpresë se me përpjekje të përbashkëta, Maqedonia sa më shpejt që është e mundur do ta marrë vendin e miratuar në Aleancë. Klinton shprehu falënderim për lidershipin e Ivanovit dhe për përkrahjen e madhe në objektivin global angazhimin e Maqedonisë në misionin ISAF.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-mun personalisht i kërkoi ndjesë Ivanovit për rastin që ndodhi para pak kohësh me mënjanimin e gjuhës maqedonase në letërnjoftimin e Republikës së Maqedonisë në regjistrin e Organizatës Botërore dhe theksoi se KB-ja ka respekt të plotë për gjuhën maqedonase.

Presidenti turk Gyl theksoi se Republika e Maqedonisë mund të konsiderojë në përkrahjen e gjithanshme nga Turqia, ndërsa presidenti afgan Karzai e falënderoi për angazhimin e paqeruajtësve të Maqedonisë dhe për përkushtueshmërinë e tyre në përpjekjet për ndërtimin e një Afganistani prosperues, në takimin me Karzain, presidenti Ivanov theksoi se me përpjekje të përbashkëta do të arrihet objektivi përfundimtar qëllimi -shoqëria demokratike e bazuar në qeverisjen e së drejtës dhe respektimit të së drejtave të njeriut.

Në takimin e Presidentit Ivanov me Rompuj dhe me Baroso u theksua gatishmëria për bashkëpunim të ngushtë me procesin integrues të BE-së të Republikës së Maqedonisë. (mia)
Shtuar më 20/11/2010, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori