UPDATE - Maqedonasit në Shqipëri duhet që të nxisin çdo përparim të vendit, sepse kjo është në interes të integrimit evropian. Kështu është shprehur presidenti i Maqedonisë, Gjorge
Ivanov në takimin e sotëm me përfaqësuesit e komunitetit
maqedonas në
Pogradec.
Sipas tij, është e rëndësishme që pjesëmarrja e tyre të jetë pozitive, të jenë qytetarë besnikë të Shqipërisë, nxitës të trendeve dhe proceseve pozitive.
"Ballkanit i nevojitet një hapje e madhe, jo vetëm të lidhen nga ana infrastrukturore, por edhe nga ajo mendore. Njerëzit të fillojnë të mendojnë pozitivisht dhe t'i shohin të gjitha iniciativat në përmirësimin e gjendjeve dhe shteteve dhe pjesëtarëve të komuniteteve", theksoi
Ivanov.
Presidenti i Maqedonisë pret rezultate të shpejta që të gjitha inciativat e maqedonasve në Shqipëri të jenë në dobi të shtetit, që duhet të marrë statusin e kandidatit, ta fillojë procesin e eurointegrimit në interes të tërë rajonit, raporton Zhurnal. Problemi kryesor i komunitetit
maqedonas në Shqipëri, siç u theksua në takim me Ivanovin, është arsimi në gjuhën amtare dhe punësimi.
Me takimin e sotëm, sipas kryetarit të Aleancës Maqedonase për Integrim Evropian Edmon Themelko, u mundësua që maqedonasit t'i ndajnë problemet dhe sfidat me shefin e shtetit të Maqedonisë dhe shpreson në vullnet të mirë politik për zgjidhjen e problemit me vendosjen e gjuhës maqedonase në shkolla.
10.38- Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje
Ivanov do të qëndrojë sot për një vizitë në
Pogradec të Shqipërisë. Në komunikatën e presidencës, theksohet se
Ivanov do të takohet me përfaqësuesit e
minoritetit maqedonas në këtë komunë si dhe në komunën tjetër rurale Pustec, që mori këtë emër nga emri i vjetër Liqenas.
Ivanov shkon në
Pogradec, disa javë pas pjesëmarrjes në Samitin e Durrësit dhe më pas në Tiranë, ku u
takua me presidentin Bujar Nishani dhe kryeministrin Edi Rama. Në takimin me këtë të fundit u nënvizua edhe çështja e
minoritetit maqedonas dhe avancimi i të drejtave të tyre. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2013,
ora 16:45