Ivanov në Moskë, çfarë do të flasë me Putinin?
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ndodhet sot në Moskë në njv vizitë zyrtare, ku pritet të takohet me homologune e tij rus, Vladimit Putinin.

Ivanov ndërkohë është dekoruar me çmimin "Shenjtëria e tij Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Aleksej i Dytë" për vitin 2016, që do t'i dorëzohet nga Patriarku i Kishës ortodokse të Rusisë, Kirill, çmim i cili i jepet për mirënjohjen për angazhimet e tij në përforcimin e marrëdhënieve midis ortodoksëve.

Ivanov pritet të takojë nesër presidentin e Federatës ruse, Vladimir Putin, por ende nuk ka asnjë informacion se për çfarë do të flasin dy presidentët.

Kutjojmë se Maqedonia ndodhet pranë formimit të qeverisë së re me në krye LSDM-në dhe partitë shqiptare, ndërsa nga VMRO-ja vazhdojnë ende me reagimet kundër Platformës Shqiptare. /albeu.com/

Shtuar më 23/05/2017, ora 10:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori