Ivanov në KS: Politika greke, kërcënim për rajonin
Pëlqej
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ka mbajtur dje një fjalim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ivanov theksoi se lidhur me terrorizmin, SHBA dhe BE kanë vënë masa sigurie dhe se ata po respektohen nga Maqedonia për të ndalur çdo lloj ekstremizmi në vend.

Kreu i shtetit kërkoi që të vazhdohet integrimi i Maqedonisë në NATO dhe në BE me respektimin e rezolutave të miratuara pikërisht në OKB, për kontestin e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Ndërsa, Ivanovi vlerësoi se politika greke është një kërcënim si për Maqedonisë, ashtu edhe për rajonin.

"Me bllokim jolegal të anëtarësimit të merituar të Republikës së Maqedonisë në NATO po kryhet bllokim serioz i paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan. Në fillim ishim të bllokuar në Kombet e Bashkuara, për shkak të emrit të shtetit. Tani jemi të bllokuar nl NATO dhe në BE, jo vetëm për shkak të emrit, por edhe të gjuhës dhe identitetit të qytetarëve tanë. Bllokimi është rezultat i mosrespektimit të rezuolutave 817 dhe 845 të vitit 1993, të miratuara pikerisht ky Këshill i Sigurimit", tha mes tjerash Ivanov. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori