Ivanov në Katar: Investoni në Maqedoni
Presidenti George Ivanov ka nisur ditën e sotme vizitën e tij të punës në Katar, ku gjatë takimit me Emirin, sheik Tamim Bin Hamad Ali Tani, ka kërkuar rritje të investimeve në Maqedoni. Duke ftuar sipërmarrësit e Katarit të invesojnë në Maqedoni, Ivanov tha se është me rëndësi edhe rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Marrëdhëniet e mira politike, dialogu i rregullt i nivelit të lartë dhe korniza solide juridike krijojnë kushte për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik edhe për investimet katarase në Republikën e Maqedonisë”, tha Ivanov.

Gjatë takimit u ra dakord edhe për shkëmbimin e vizitave zyrtare të nivelit të lartë mes dy vendeve, si dhe u vu theksin në avancimin e realizmit të projekteve konkrete në sajë të investimeve nga Katari.

Nga ana e tij, Emiri Al Tani theksoi se kompanitë e Katarit janë të gatshme për bashkëpunim me Maqedoninë dhe tha se gjatë periudhës së ardhshme pritet që të intensifikohen kontaktet në nivel të biznesit. Si sfera në të cilat ekziston interesim për investim, ai përmendi bujqësinë, prodhimin e produkteve ushqimore, ndërtim, infrastrukturë, turizëm, etj. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 14:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori