Ivanov në Gjermani: Të kontribuojmë për stabilitetin e rajonit
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov u shpreh sot ne konferencen e Munihut se ky forum eshte më eminent për çështjet nga sfera e sigurisë dhe këtu gjithmonë hapen temat të cilat janë edhe në interesin tonë, sepse këto janë sfidat për rajonin po edhe për situatën globale.


Fillimisht presidenti pati takim me shefin e diplomacisë së Mbretërisë së Suedisë Karl Bild, i cili, siç theksoi është mbështetës i madh i Maqedonisë. Në takim është biseduar për atë që na pret në procesin eurointegrues, për përvojat suedeze dhe për tërë atë që mund të na ndihmojë në këtë drejtim.

"Biseduam për sfidat me të cilat ballafaqohemi, por edhe për atë si duhet ta shikojmë axhendë evropiane sepse nuk dihet marrja e datës që e presim. Për këtë tërë ajo që ndodhi në Maqedoni e pengon atë që e presim ta fitojmë", deklaroi Ivanov.


Në pyetjen e gazetarëve cila është porosia nga Bild në lidhje me ngjarjet aktuale politike në Maqedoni presidenti Ivanov theksoi se të gjithë janë mirë të informuar për atë. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2013, ora 11:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori