Video bëhet virale, lojtarët e Anglisë përplasen keq gjatë stërvitjes (VIDEO)

Ndodh që në ishujt grekë, anglezët të përplasen shpesh me njëri-tjetrin. U pëlqen të konsumojnë alkool dhe deri në orët e para të mëngjesit mund t’i gjesh rrugëve duke mbajtur njëri tjetrin, ose të mbështetur ndokund.

Nën efektin e alkoolit gjithçka mund të justifikohet. Kurioziteti është i madh është se si Danny Ings dhe Kieran Trippier, lojtarë të kombëtares së tyre, mund ta shpjegojnë përplasjen që kanë pasur në seancën e djeshme stërvitore.

Dy futbollistët e Anglisë kanë ngatërruar ushtrimin dhe kanë lëvizur në drejtim të kundërt, ndryshe nga shokët e skuadrës. Rezultati? Të dy të shtrirë përtokë, pa pasoja. Me siguri shokët do ua kujtojnë gjatë këtë episod.


Shtuar 8.09.2020 11:07