Ivanov në Hungari, flet për Platformën Shqiptare
Pëlqej
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari, ka përmendur edhe Platformën Shqiptare.

Në një një intervistë për të përditshmen hungareze "Magyar Hirlap", Ivanov ka thënë se "LSDM-ja më ka njoftuar se ka shumicë parlamentare pas 27 ditëve e jo pas 10 ditëve.

Nga Zaev kërkova që të tërhiqet nga Deklarata e bërë në një shtet tjetër por ai nuk u deklarua me tërheqje, por tha se nuk është dokument i nënshkruar në një shtet tjetër.

Pas kësaj them se nuk do të pranojmë asnjëherë kushtëzime nga asnjë palë pasi ne e kemi shtetin tonë dhe ne kujdesemi për të", ka thënë Ivanov.

Presidenti i Maqedonisë është takuar me homologun e tij hungarez, Janos Ader, kryeministrin hungarez, Viktor Orban, si edhe me kryetarin e kuvendit, Laszlo Kover. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2017, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori