Ivanov mund të mos ia japë mandatin Zaevit, ja skenari (FOTO LAJM)

Tashmë që Zoran Zaevi i LSDM-së është shumë afër formimit të qeverisë së re në Maqedoni, pas disa takimeve të njëpasnjëshme të përfaqësuesve të BDI-së, ekziston një skenar tjetër, ku presidenti Ivanov, mund të mos ia japë Zaevit mandatin për formimin e qeverisë.

Kështu ka paralajmëruar gazetari kontrovers, Milenko Nedelkovski, i cili është njëherësh përkrahës i politikave të VMRO-DPMNE-së.

Kujtojmë se Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev kanë përcaktuar edhe postet të cilat do të drejtohen nga shqiptarët, si dhe kanë rënë dakord për ligjin e gjuhëve, si dhe njohjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2017, ora 11:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori