Ivanov: Mora dhe votat e shqiptarëve
Pëlqej
Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon ti qëndrojë idesë se do të bojkotojë presidentin Gjorgje Ivanov.

Mirëpo, një gjë e tillë nuk është pritur aspak mirë nga kreu i shtetit.

“Si president, në mandatin e parë, po ashtu edhe në të dytin, legjitimitetin e kam fituar direkt nga qytetarët përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Pavaresisht bojkotit të BDI-së në zgjedhjet e fundit, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve shqiptar më kanë votuar mua. Rezultatet në qendrat e votimin këtë e tregojnë saktë dhe kushdo që dëshiron mundet ta verifikoje”, ka thënë Ivanov për "Dnevnik".

Sipas tij, thirrjet e BDI-së për mosnjohje të legjitimitetit të presidentit, krijojnë raporte tëë tensionuara etnike.

“Thirrja për bojkotim të zgjedhjeve presidenciale nga ana e BDI-së dërgoi një fotografi të gabuar në publik për marrëdhëniet ndëretnike në vend”, deklaroi Ivanov. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori