Ivanov mesazh për Pashkët: Ta ruajmë Maqedoninë
Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Pashkës, madje nuk ka nguruar të përziejë edhe politikën në këtë ditë të shënuar.

"Dua të gjithë të krishterëve t'ua uroj këtë ditë të madhe, Pashkët. Dita kur simbolikisht jeta e mposhti vdekjen. Për këtë arsye, të kënaqemi me jetën, me gjithë bukuritë dhe mirësitë që na sjell", ka thënë Ivanov.

"Dëshiroj në këto ditë feste të kujtojmë atë që është nën trashëgiminë tonë, ta duam, ta respektojmë dhe t'i gëzohemi jetës, ta duam dhe ta respektojmë atë që kemi, ta duam, respektojmë dhe ruajmë Republikën e Maqedonisë", tha Ivanov në kishën "Shën Klimenti i Ohrit". /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2017, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori