Ivanov: Maqedoninë po e mohojnë padrejtësisht
Pëlqej
Presidenti Gjorgje Ivanov ka marrë pjesë dje në takimin e diasporës maqedonase në Nju Xhersi.

Në fjalimin e tij përpara të pranishmëve, Ivanov theksoi se Maqedoninë po e përceptojnë gabimisht dhe se po e mohojnë në mënyrë të padrejtë.

Në këtë tubim, Ivanovi iu tha maqedonasve që të mos i shkëpusin lidhjet me vendin amë, pra Maqedoninë, e cila po qëndron e fortë edhe përballë akuzave të padrejta të fqinjëve.

Në agjendën e presidentit Ivanov në Nju-Jork është paraparë fjalim para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, diten e premte.

Ivanov do të takohet edhe me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Ban Ki-mun./albeu.com/

Shtuar më 22/09/2014, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori