Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Ivanov: Maqedonia, shtet i maqedonasve
Pëlqej
Maqedonia ka shënuar solemnisht festën e dy Ilindenëve, 111 vjetorin e Kryengritjes së Krushevës dhe 70 vjetorin e mbledhjes së parë e KAÇKM-së.

Presidenti i vendit, Gjorgje Ivanov zgjodhi të festonte këtë ditë në Shkup, përpara përmendores së Metodija Andonov – Çentos.

Gjatë fjalimit të tij, ai tha ndër të tjera se janë maqedonasit ata të cilët vendosin për Maqedoninë.

“Disa ende jetojnë në iluzione dhe kërkojnë përgjigje për çështjen maqedonase pa Maqedoninë dhe maqedonasit, pa gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas. Parashtrojnë pyetje që tashmë ka marrë përgjigje, pa qenë të vetëdijshëm se gjithmonë do të marrin përgjigjen e njëjtë pa dyshim. Ashtu siç ilindenasit luftuan kundër robërisë për liri, ashtu siç KAÇKM-ja duke luftuar kundër fashizmit dhe nazizmit bënë shtet, ashtu edhe ne, duke luftuar për drejtësi dhe dinjitet njerëzor, do të bëjmë Maqedoninë përparuese, evropiane dhe euro-atlantike”, u shpreh Ivanov. /albeu.com/

Shtuar më 03/08/2014, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori