Ivanov: Maqedonia e meriton të jetë pjesë e NATO-s
Pëlqej
Presidenti i vendit, Gjorgje Ivanov ka patur një takim me sekretarin e marinës së SHBA-ve, Rej Mabus.

Sekretari i marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mabus u shpreh se SHBA-ja mbështet integrimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike.

Ndërsa, Ivanov tha se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do ti shërbente paqes në rajon dhe plotësimit të kuadrit të sigurisë në NATO.

“Hyrja e Maqedonisë në NATO do të kontribuojë në stabilitetin e mëtejshëm në Ballkan dhe në plotësimin e kuadrit të sigurisë së NATO-s në rajon", tha Ivanov në takim.

Rej Mabus shprehu vlerësimin e tij për angazhimin e ushtarëve të Maqedonisë në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare, ndërsa vlerësoi se SHBA do të jetë në mbështetje të qëllimit strategjik të Maqedonisë për anëtarësim në aleancën ushtarake veri-atlantike. /albeu.com/


Shtuar më 04/08/2014, ora 12:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori