Ivanov: Letonia dhe Lituania, dy miket tona
Presidenti Gjorge Ivanov pas vizitës së tij dyditore zyrtare në Maqedoni u shpreh se Letonia tenton të ndihmojë në integrimet evropiane dhe evroatlantike të Maqedonisë

"Letonia dhe Lituania janë vende prej të cilave mund shumë të mësojmë në aspekt të përvojës së tyre në integrimet evropiane dhe evroatlantike, por edhe prej asaj se si gjenden në këtë periudhë në kushte të krizës ekonomike globale. Kjo përkrahje e pritur prej tyre veçmë është shprehur dhe kemi mundësi të qëndrojmë në vende miqësore të cilat dëshirojnë të ndihmojnë, pasi ato i ndjejnë nevojat në rajonin e tyre, por edhe mundësinë të ndihmojnë në rajonin tonë. Bëhet fjalë për bashkëpunim rajonal, këmbim të përvojave në planin rajonal, por edhe përkrahje dhe ndihmë në të gjitha angazhimet tona që të bëhemi pjesë e familjes evropiane", deklaroi Ivanov në fund të vizitës në Letoni.

Sipas Zhurnal, ai shtoi se Maqedonia pas një periudhe të gjatë, e ripërtërin dialogun politik në nivel më të lartë, të cilin e filloi presidenti i ndjerë Boris Trajkovski para 12 viteve. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2012, ora 18:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori