Juventus-Zidane, rikthehen kontaktet

Juventusi nuk ka hequr dorë nga Zinedin Zidane.

Zidane është rikthyer në listën e dëshirave të Juventus, me këta të fundit që thuhet të kenë kontaktuar tashmë francezin.

Raportime nga Franca insistojnë se Zidane është kontaktuar nga Juventus, pasi skuadra dëshiron t’i jap atij postin e trajnerit qysh nga sezoni tjetër.

‘Biankoneri’ nuk janë bindur nga Maurizio Sarri dhe janë tashmë në komunikim me Zidane.

Zidane është lidhur me një kalim te Juventus edhe më parë. Francezi largohej nga Real Madrid në majin e vitit 2018, për t’u rikthyer sërish në të njëjtin post, në vitin 2019.

Tashmë ikona franceze po lidhet me një kalim te Juventus, ku luante si lojtar nga viti 1996 deri në vitin 2001.


Shtuar 19.04.2020 10:15