“Me duar në xhep”, momenti fatal kur rusët vrasin dy civilë ukrainas: Ata janë xhelatë (VIDEO)

Teksa konflikti në Ukrainë po merr mijëra jetë njerëzish, të shumtë janë civilët që kanë vdekur padrejtësisht.

Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullojnë imazhet e ekzekutimit të dy civilëve ukrainas.

Pamjet janë publikuar nga mediat e huaja dhe duket se civilët ishin të paarmatosur gjatë momentit të ekzekutimit.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në periferi të kryeqytetit ukrainas, Kiev.

Filmimi tani po hetohet nga prokurorët ukrainas si dëshmi për krim lufte. Të dy civilët vdiqën pas të shtënave që bien ndesh me rregullat e luftës, të cilat ndalojnë shenjëstrimin e civilëve.

Sipas CNN, njëri prej të cilëve ishte pronari i koncesionarit të automjeteve që u grabit, familja e të cilit nuk dëshiron të bëhet publik emri i saj.

Tjetri ishte Leonid Oleksiyovych Plyats, një 68-vjeçar që punonte atje si rojë.

Në video, civilët ukrainas shihen duke biseduar me ushtarët rusë, disa minuta para se të qëllohen nga pas dhe të vriten. Vajza e Plyats, Julia, tha se nuk mundi ta shikonte dot videon e vdekjes se babait të saj, por po e ruan që një ditë t’u tregojë fëmijëve të saj, në mënyrë që të mos harrojnë sa të egër ishin pushtuesit. “Ata janë xhelatë”, u shpreh ajo për CNN.