Ivanov kritika të ashpra kundër grekëve
Pëlqej
Presidenti Gjorgje Ivanov ka lëshuar kritika të ashpra kundër Greqisë si shtet per qendrimin ndaj Maqedonise dhe kundër elitave greke, gjatë një fjalimi të mbajtur në ligjëratë për studentët e një prej universiteteve udhëheqëse amerikane, Jeil.

Ivanovi në universitetin e dytë më të madh në Amerikë theksoi se grekët kanë akoma një elitë të vjetër dhe që ka po parime të vjetra, ndërsa në Maqedoni elitat ndryshojnë me kohën.

"Çështja është komplekse, por esenca është në botërat e ndryshme të cilat krijohn në mendjet e njerëzve. Greqia është krijuar si shtet me një religjion, një komb, një gjuhë. Maqedonia është krijuar si shtet i cili i respekton të gjitha gjuhët, të gjitha religjionet, të gjithë identitetet etnike. Në gjithë Ballkanin ndryshuan elitat dhe erdhën elita të reja, vetëm në Greqi ende kemi elita nga Lufta e Ftohtë. Ende një pjesë e elitave politike në Greqi e shfrytëzojnë këtë retorikë, edhe pse tek popullsia qasjet janë teje më të ndryshme. Për këtë arsye e kemi këtë kontest në Kombet e Bashkuara, ku ne jemi vendi i vetëm në historinë e KB-së të cilit nuk i është lejuar ta realizojë të drejtën e vetë-identifikimit", deklaroi presidenti Ivanov, në ligjëratën e tij në Fakultetin teologjik të Universitetit Jeil.

Një deklaratë e tillë vjen menjëherë, pas asaj të Venizelos, i cili në takimin me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun në Nju-Jork kërkoi ndryshimin e emrit të Maqedonisë. /albeu.com/

Shtuar më 23/09/2014, ora 14:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori