Dita e hënë është dita e fundit në të cilën presidenti
Ivanov duhet të ndajë
mandatin për formimin e qeverisë së re në Maqedoni.
Sipas ligjit zgjedhor, presidenti ka vetëm 10 ditë që nga e konstituimit të kuvendit
mandatin për formimin e qeverisë, dhe më pas, mandatari në afat prej 20
ditësh pas besimit të mandatit, duhet të parashtrojë programin në Kuvend dhe të paraqesë përbërjen e qeverisë.
Kuvendi më pas duhet të me shumicë votash të votoj për qeverinë e re.
"Unë si president jam i obliguar sipas Kushtetutës, dhjetë ditë pas konstituimit të Kuvendit, ta ndaj
mandatin, më pas pason mandatari i cili ka 20 ditë ta përbëj qeverinë e cila duhet të fitojë shumicën në Kuvend", theksoi
Ivanov.
Kujtojmë se koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka mërrë 51 mandate, koalicioni i udhëhequr nga LSDM ka 49, BDI 10, BESA 5, Aleanca për Shqiptarët – 3 dhe PDSH 2. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2017,
ora 11:24