Ivanov i shqetësuar për gjendjen politike në vend
Presidenti Gjorgje Ivanov thekson se gjendja aktuale politike në vend nuk është një lojë në një interviste për “Bugajski Hour” të analistit të njohur amerikan Janush Bugajski.

"Te ne opozita as që dëshiron të kthehet në Parlament, as që do zgjedhje të reja. Për këtë arsye edhe bën që situata të jetë sa më delikate", sqaroi presidenti Gjorgje Ivanov.

Ivanov deklaron se situata është përkeqësuar për shkak të mos njohjes së legjitimitetit të tij te një pjesë e opozitës, dhe me këtë është e pamundësuar edhe rroli i tij ndërmjetësues në tejkalimin e krizës.

"Në këtë situatë aktuale kemi një lëvizje nga ajo praktik dhe traditë që Kryetari ta ketë atë rrol, pasi që opozita nuk dëshiron që ta njoh legjitimitetin e institucionit Kryetar, dhe i drejtohet direkt faktorëve ndërkombëtar", është shprehur ai. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2015, ora 13:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori