Gjoba dhe arrestime, Policia Rrugore në aksion me mjete të pauniformuara në akset e rrezikshme (VIDEO)

Gjoba për përdorim të celularit, parakalime të rrezikshme, 15 drejtues mjetësh të arrestuar se po i jepnin makinës pa patentë apo ishin në gjende të dehur janë disa nga masat e policisë së shtetit gjatë fundjavës.

Policia ka operuar duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë.

Njoftimi i plotë i policisë

Policia e Shtetit në njoftimin për mediat bën të ditur se ka gjobitur 3734 gjoba për shkelje si potenciale rrezik për krijimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë fundjavës: 15 drejtues mjetesh të arrestuar, 135 leje drejtimi të pezulluara dhe 3734 masa administrative për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë, ka intensifikuar kontrollet, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë.

Gjatë fundjavës, në të gjithë vendin janë arrestuar 15 drejtues mjetesh, nga të cilët 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 135 leje drejtimi, nga të cilat 103 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 32 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu janë vendosur 3734 masa administrative për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore të ndara si më poshtë:

?1678 masa administrative për parakalime të gabuara, 1213 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

?459 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe sjellje agresive në rrugë, 203 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

?125 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse dhe 56 masa për shkelje të semaforit.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.


Shtuar 12.04.2021 16:00