Ivanov: Greqia fajtore për emrin
Pëlqej
Në Ditën e Pavarësisë, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ka folur rreth një nga çështjet më të debatueshme në 23 vjet, atë lidhur me kontestin e emrit me Maqedoninë.

Sipas Ivanov, Greqia e lindi si problem kontestin e emrit dhe se po ajo nuk është aspak e aftë ta zgjidhë atë.

“Për gjithçka që nga ana jonë ishte inicuar dhe ndërmarrë, shohim se nga ana e tyre nuk ka interes, por kohë pas kohe paraqiten vende të interesuara të cilat dëshirojnë të përfshihen në këtë dhe t’i japin dinamika të ndryshme tërë procesit. Ky është realiteti, ne edhe pse duam gjendja të jetë tërësisht më ndryshe, duhet të ballafaqohemi se ndonjëherë gjeneratat të cilat vijnë i sjellin ndryshimet. Shikoni në tërë Ballkanin kemi elita të reja, pas rrënies së murit të Berlinit erdhën elita të reja. E shikoni retorikën që e përdorin, mënyrën e tyre të sjelljes. Por, të shpresojmë se do të ndryshohen punët dhe se ne si vend i cili ka të drejtë në dinjitet të vet duhet të ekzistojmë në atë që është e jona dhe për të cilën gjeneratat kanë dhënë jetën, gjenerata atdhetarë – të jemi shteti ynë, si realitet i ri të pranohemi edhe nga fqinjët tanë dhe nga bota e përgjithshme”, tha presidenti Ivanov për MTV.

Pyetur rreth asaj se çfarë do të ndodhë me Maqedoninë, Ivanovi ka sqaruar se e ardhmja e shtetit janë vetëm BE-ja dhe NATO. /albeu.com/


Shtuar më 08/09/2014, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori