Ivanov fillon konultimet për Qeverinë e re, takim me kryetarin e gjykatës Kushtetuese
Pas paralajmërimit të djeshëm nga kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë se presidenti Gjorge Ivanov do të fillojë konsultime me institucionet kompetente dhe partitë politike, sot ai do të realizojë një takim me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nikolla Ivanovski.

Dje Ivanov realizoi një takim me ambasadorin Samuel Zhbogar, shef i delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë. Ata kanë biseduar për situatën aktuale politike në vend, konfirmuan për MIA-n nga kabineti i Ivanovit.

Ndërkohë, ambasadori Zhbogar i transmetoi qëndrimet e Bashkimit Evropian lidhur me këtë çështje. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2017, ora 10:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori