Ivanov është jashtë kohe: Gjuha shqipe cënon Maqedoninë
Pëlqej
Pas një kalvari të gjatë ligji për gjuhët në Maqedoni botohet në Gazetën Zyrtare dhe ka hyrë tashme në fuqi, shkruan vizion plus.

Por presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov cili nuk e dekretoi ligjin, ka reaguar duke e quajtur shkelje kushtetuese shpalljen në Gazetën Zyrtare. Kreu I shtetit paralajmeron edhe ndjekje penale.

“Mbrëmë vonë kishim mundësinë që të shohim fytyrën e vërtetë të koalicionit qeveritar të LSDM-së dhe BDI-së, koalicion që veten e quan pro-evropian.

Shpallja e Ligjit për gjuhët në Gazetën Zyrtare dhe të Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës pa dekretin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë është jo-kushtetues.

Me dërgimin e këtyre dy ligjeve në Gazetën Zyrtare është shkelur Neni 75 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, derisa shpallja e ligjeve është bërë në mënyrë joligjore dhe paraqet bazë për ndjekje penale”– tha Gjorge Ivanov.

Ky reagim i Ivanov është kontradiktor ne raport me qëndrimin e pak muajve më pare. Në nëntor me rastin e përvjetorit te kongresit te manastirit kreu i shtetit i dërgoi urime të gjithë shqiptarëve në Maqedonisë, ku konfirmonte angazhimet për ndërtimin e një të ardhme të përbashkët.
Shtuar më 15/01/2019, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori