Presidenti i Maqedonisë, Gjorge
Ivanov, ende nuk e ka nënshkruar
dekretin e miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Nëse
Ivanov nuk e nënshkruan
dekretin brenda 10 ditëve, pas skadimit të afatit ligjor, ligji do të duhet t’i kthehet edhe një herë parlamentit brenda 30 ditëve në lexim të tretë, që nënkupton vetëm aktin e votimit të sërishëm.
Sipas nenit 75 të Kushtetutës së
Republikës së Maqedonisë:
Dekretin për shpalljen e ligjeve e nënshkruajnë
Kryetari i
Republikës dhe
Kryetari i Kuvendit.
Kryetari i
Republikës mund të vendos të mos e nënshkruajë
dekretin për shpalljen e ligjit. Në këtë rast, Kuvendi sërish e shqyrton ligjin dhe në qoftë se e miraton me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve,
Kryetari i
Republikës është i obliguar që ta nënshkruajë
dekretin.
Kryetari i
Republikës, është i obliguar ta nënshkruajë
dekretin, në qoftë se sipas Kushtetutës, ligji votohet me shumicë prej dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.
Shtuar më 12/01/2018,
ora 12:13