Ivanov: Duhen liderë modernë
Pëlqej
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Inavov është shprehur se është koha që në krye të shteteve të Ballkanit të vendosen liderë që i përshtaten sfidave të kohës së globalizmit.

"Nuk na duhen shumë njerëz në politikë, por na duhen njerëz të cilët dinë të udhëheqin edhe në biznes, arsim, sport, kulturë dhe në çdo fushë të jetës së përgjithshme. Na duhen njerëz të rinj të cilët do të kenë vetëbesim, do të dinë të mbajnë vendime. Ta dinë kur, ku dhe me cilin mbajnë vendime. Vendet e vogla janë territorialisht të kufizuara, por nuk janë të kufizuara të ngriten", tha Ivanov në Konferencën që u mbajt në Ohër për përgatitjen e liderëve të rinj.

Gjorgje Ivanov theksoi se ajo çka është me rëndësi për liderët është që ata të marrin vendime të drejta, pasi janë këta vendime për të cilat ata do të kujtohen. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori