Ivanov dorëhiqet 1 ditë para se Gruevskit ti skadojë afati për formimin e qeverisë?!
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje
Ivanov i dha
mandatin për formimin e qeverisë Nikolla Gruevskit të VMRO-së, për një afat kohor prej 20 ditëve siç e parashikon kushtetuta dhe në
rast të mos arritjes të koalicionimit me ndonjë parti që do formonte shumicën e nevojshme për qeverisje, po i njejti,
presidenti,
mandatin duhet ta kalon tek partia e dytë më e madhe në vend, që në rastin konkret është LSDM-ja, transmeton InfoShqip.com.
Në
rast se VMRO nuk do arrijë të bindë partitë shqiptare për formimin e koalicionit dhe ligjërisht e drejta për bisedime dhe
mandatin për formim qeverie duhet ta mer LSDM-ja, në këtë
rast presidenti i shtetit pritet të japë dorrëheqje dhe LSDM do ngelet pa mandat, për arsye se
mandatin për formimin e qeverisë e jep vetëm
presidenti i shtetit.
Nëse një skenar i këtillë ndodh, ditën kur VMRO-së do i skadojë afati për formimin e qeverisë, shteti pritet të hyjë në krizë të re, pasi do të ngelet pa president dhe pa qeveri deri në zgjedhjet e ardhëshme që do mund të jenë lokale dhe presidenciale bashkë. /InfoShqip.com
Shtuar më 19/01/2017,
ora 00:41